Skip to content

“Jo rritjes së tarifave celulare”/ Konfindustria: Parlamenti të thërrasë në dëgjesë AKEP

Rritja në grup e tarifave nga kompanitë celulare ka sjellë edhe reagimin e Konfindustria.

 

Në një njoftim për mediat, Konfindustria përveçse mbështet vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për pezullimin e traifave dhe hetim të kompanive, kërkon nga Kuvendi të thërrasë në dëgjesë Autoritetin e Komunikimeve Elektronike.

 

Konfindustria e cilëson të papranueshme që AKEP nuk ka marrë masa paraprake për ndalimin e rritjes së njëkohshme të tarifave celulare.