Pas reshjeve të dendura të shiut në Sarikamis, në provincën turke të Karsit, për habinë, por edhe gëzimin e shumë banorëve vendas, mbinë kërpudha gjigante.

Banorët që shkuan për të mbledhur kërpudha në zonën pyjore 2500 metra të lartë dhe zona të tjera në Asboga, Acisu, Suludere dhe Handere u befasuan nga zbulimi.

Disa qytetarë shesin kërpudha dhe disa i përdorin për ushqim.

Senay Vanli thotë se nuk kishte kërpudha vitin e kaluar për shkak të thatësirës.

Ai shpjegon se sivjet dimri ka zgjatur shumë, ka pasur reshje të cilat kanë ndikuar në mbirjen e kërpudhave.

Edhe Hasan Cellat ka mbetur i befasuar nga madhësia e kërpudhave, duke thënë se nuk kishte parë më parë kërpudha më të mëdha.

Pra, në këtë rast jo vetëm që mbijnë kërpurdha pas shiut, por janë dhe befasuese për nga përmasat. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re