Jo të gjithë deputetët e PDK-së mbështetin Hashim Thaçin për kryenegociator të bisedimeve me Serbinë. Deputeti nga Drenica, Bekim Haxhiu, ka propozuar kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, që t’i prijë delegacionit të Kosovës në fazën e fundit të bisedimeve të Brukselit.

“E propozoj Bekim Jasharin, sepse Familja Jashari na ka bashkuar në ditët më të vështira. Tash kemi nevojë për një udhëheqës që na unifikon dhe nuk lejon të bëhen pazare në kurriz të vendit. Procesi i dialogut është shndërruar në procesin më të rëndësishëm të vendit edhe pse aty do të duhej të ishin zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia. “Është momenti i fundit që si klasë politike të reflektojmë. Nëse nuk arrijmë të pajtohemi mes vete atëherë si do të mund të pajtoheshim me Serbinë”, ka deklaruar Haxhiu.

Mbetet si do të pritet kjo deklaratë e Haxhiut kur dihet se ai ka kohë që përplaset me një ndër njerëzit më të fuqishëm në PDK, Sami Lushtakun i cili e ka përjashtuar nga Dega e partisë në Skenderaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re