Deputeti dhe kandidati për deputet i PS-së, Nimet Musaj është infektuar me COVID. Këtë e konfirmoi Gramoz Ruçi gjatë prezantimit të kandidatëve në qarkun e Fierit. Prej disa ditësh, i infektuar me koronavirus është edhe Bashkim Fino.

Ruçi uroi që dy kandidatët të shërohen sa më shpejt dhe t’i bashkohen skuadrës së 25 prillit, me objektivin që të dalin fitues në zgjedhjet parlamentare.

“Nimet Musaj dhe Bashkim Fino mungojnë sot këtu sepse janë me Covid. Ju urojmë atyre të shkuara dhe mezi presim që t’i bashkohen ekipit”, deklaroi Gramoz Ruçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re