Skip to content

Jo vetëm Berisha/ Ambasada amerikane: Katër persona në Shqipëri janë ‘non grata’

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratës në Twitter të diplomates Yuri Kim, e cila kishte disa pyetje direkte për kandidatët në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ambasada amerikane në një postim në Twitter kujton se deri më tani SHBA ka shpallur katër persona në Shqipëri “non grata”. “Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”.

“Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht?”, shkruante në reagimin e saj Yuri Kim.

“Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, ishte komenti i ambasadores Yuri Kim.