Suedia përvec koronavirusit po përballet edhe me gripin e shpendëve.

Suedia është shtuar në listën e vendeve evropiane të prekura nga epidemia e gripit të shpendëve. Përhapja u zbulua në një fermë në skajin jugor të Suedisë. Kafshët e prekura do të zhduken.

Pas shpërthimeve në Rusi dhe Kazakistan këtë verë, epidemia, e cila nuk është e rrezikshme për njerëzit, është përhapur kohët e fundit në Evropën Perëndimore, ku nivelet e alarmit janë rritur.

Holanda, Franca, Irlanda dhe Britania janë veçanërisht të goditura. Sëmundja nuk konsiderohet e rrezikshme për njerëzit dhe konsumi i pulave dhe vezëve nuk është ndaluar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re