Pas ankimiit të bërë për Gjirokastrën, LSI ka ankimuar ditën e sotme në KAS edhe qarkun e Beratit.

Sipas Lëvizjes Socilaiste për Integrim gjatë procesit të numërimit të votave ka pasur parregullsi nga grupet e numërimit, ku në bazë të pamjeve filmike dhe provave të mbledhura nga komisionerët rezultojnë minimalisht 80 vota që i janë marrë LSI-së.

Një tjetër provë e paraqitur nga LSI si dëshmi e manipulimit zgjedhor në qarkun e Beratit është mospërputhja e fletvotimeve me procesverbalet e mbajtura.

Gjithashtu në ankimim theksohet se në disa Qendra Votimi u gjetën në kutinë e votimit fletë pa vulë, si dhe janë regjistruar tentativa për votim të dyfishtë nga i njëjti zgjedhës në çdo KZAZ.

Kujtojmë se dita e sotme është dhe dita e fundit e ankimimit të parregullsive të pretenduara në KAS pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb