Tashmë që eliminatoret po shkojnë drejt fundit dhe pak nga pak po zbulohen të gjitha skuadrat që janë pranë kualifikimit në Euro 2020, është mëse e qartë edhe se cilat do të jenë kombëtaret që do të marrin pjesë në fazën play off të Nations League për të përcaktuar 4 ekipet e fundit që do të jenë pjesë e fazës finale të Euro 2020.

Me humbjen ndaj Turqisë, Shqipëria nuk ka më shanse për të luajtur për herë të dytë radhazi në këtë event madhor dhe më shumë sesa ajo humbje ndaj një përfaqësuesje me emër si Turqia, kuqezinjtë duhet t’i djegë fakti që nuk e mbyllën dot as në vendin e 2-të grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve pozicion që sot do t’i çonte në play-off kuqezinjtë e Rejas.

Në atë kohë kombëtarja që drejtohej nga Christian Panucci edhe pse fitoi ndeshjen hapëse ndaj Izraelit humbi tre sfidat e tjera të grupit 1 që tashmë mund të konsiderohen si një humbje e madhe për kuqezinjtë duke patur parasysh që 3 pikë të tjera në këto tre ndeshje do ta dërgonin Shqipërinë në play-off.

Aktualisht Skocia e ka të sigurtë vendin në play off pasi doli e para në grup por me renditjen aktuale dhe me vendet që do të lihen bosh nga skuadrat që do të sigurojnë kualifikimin direkt në Euro 2020 edhe Izraeli që doli i dyti në grupin 1 me 3 pikë më shumë se kombëtarja jonë do të marrë pjesë në play-offin e Ligës së Kombeve dhe ka një tjetër shans për të hyrë në Europian duke patur parasysh që nëpërmjet eliminatoreve e ka pothuajse të pamundur kualifikimin.

Nga azhornimi i fundit i UEFA-s në bazë të renditjes aktuale të eliminatoreve e vetmja gjë që mbetet për t’u përcaktuar është se 4 skuadrat më të mira për momentin të Ligës C që nuk janë dy vendet e para të grupeve të tyre eliminatore dhe që nuk siguruan dot fazën play-off nëpërmjet Nations League pasi u renditën në vendet e dyta në grupet respektive, Bulgaria, Izraeli, Rumania dhe Hungaria, është se praninë  në play-off e kanë të sigurtë por nuk dihet se në çfarë lige do të marrin pjesë A, B apo C, diçka që do të përcaktohet me short nëse deri në fund mbetet renditja aktuale në eliminatore.

Ka edhe nga ato kombëtare si puna e Islandës në Ligën A apo Irlandës së Veriut në Ligën B të Ligës së Kombeve që nuk morën asnjë pikë në këtë kompeticion por që do të jenë në fazën play-off pasi skuadrat që kishin në ligë po kualifikohen pothuajse të gjitha direkt nëpërmjet eliminatoreve dhe ka mjaftueshëm vende të lira për fazat play off të Ligave A dhe B në Nations League.

Kuqezinjtë nuk kishin fat as në këtë aspekt dhe tashmë asnjë lloj kombinimi nuk i fut në valle për kualifikimin.

https://www.uefa.com/european-qualifiers/news/0254-0d40fc7db8ee-f6fe04623679-1000–play-offs-as-they-stand/

CURRENT STANDINGS

On the basis of the current European Qualifiers standings, the following teams would be involved in the play-offs (teams in bold confirmed):

Path A: Switzerland, Iceland, Bulgaria/Israel/Hungary/Romania*
Path B: Bosnia and Herzegovina, Wales, Northern Ireland, Bulgaria/Israel/Hungary/Romania*
Path C: Scotland, Norway, Serbia, Bulgaria/Israel/Hungary/Romania*
Path D: Georgia, North Macedonia, Kosovo, Belarus

*In the current scenario, a draw would decide which of Bulgaria, Israel, Hungary or Romania would fill the empty slot in Path C, which would compete in Path B and which two would go into Path A.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re