Kryeministri çek Andrej Babis tha se vendi mund të fillojë të përdorë vaksinën ruse Sputnik V kundër COVID-19 edhe pa miratimin e Agjencisë së Barnave të Bashkimit Evropian (EMA).

“Ne nuk mund të presim EMA-n, kur Rusia nuk ka aplikuar për miratim,” tha Babis.

Ai vuri në dukje se miratimi nga autoriteti çek SUKL, do të ishte i mjaftueshëm.

“SUKL duhet të rishikojë dokumentacionin dhe nëse ata e aprovojnë atë, Ministria e Shëndetësisë duhet të lëshojë një përjashtim … Dhe pastaj, të interesuarit mund të vaksinohen,” tha Babis.

Babis tha më 10 shkurt se çekët do të presin për miratimin e EMA para se të fillojnë të përdorin vaksinën.

Nga ana tjetër, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, mori dozën e parë të vaksinës kineze Sinopharm dhe u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë të njëjtën gjë, sepse kjo është mbrojtja e vetme kundër virusit.

“Unë kam marrë vaksinën sot dhe ndihem mirë. Ju lutemi regjistrohuni dhe bashkohuni me vaksinimin, sepse kjo është mbrojtja e vetme e mundshme,” deklaroi Orban në rrjetet sociale.

Të mërkurën, Hungaria u bë shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian që përdor vaksinën Sinopharm nga Kina, kontigjenti i parë i së cilës me 550,000 doza mbërriti në këtë vend javën e kaluar.

Më parë në shkurt, Hungaria filloi përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V, e cila gjithashtu e bëri atë vendin e parë të BE-së që përdor vaksinën nga Rusia.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re