Pedagogu dhe gazetari i njohur, Erion Kristo ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Të Vaksinuarit”, nga Aulon Kalaja në Fax News, ku veçmas mendimit të tij për protestat që kanë mbërthyer vendin kundër rritjes së çmimeve dha edhe mendime lidhur me situatën në PD.

Kristo tha se mandati i katërt i kryeministrit Edi Rama do të rrezikohej vetëm nëse opozita realisht do të riformatohej në mënyrë që të thithte elektoratin gri. Ndërsa shtoi se në komisionin e Rithemelimit nuk kishte mjaftueshëm figura të cilat të sjellin një shpresë për ndryshim.

Sa i përket Bashës ai tha se qëndrimi i tij ishte një ripërsëritje e qëndrimeve që kishte mbajtur pas humbjes së mëparshme, por sipas Kristos faji për këtë situatë ishte i “militantëve kryesorë” të PD.

Erion Kristo: Unë kam një vërejtje, nuk doja ta bëja publike por duke qenë se fushata ishte shumë intensive, nuk doja të bëja si burrë i mençur por normalisht ishte edhe riformatimi i PD gjatë fushatës, që nuk u shkruajt asnjë gërmë për këtë. Këtyre partive politike u mungon një element shumë i rëndësishëm i thithjes së elektoratit gri. Tani ka dalë edhe kjo teza tjetër që thotë “hajde pajtohemi!”. Kjo është brilante fare.

Pyetje: Ky patjimi nga kush kërkohet?

Erion Kristo: Pjesa që thoshin se kemi 95% të alienëve që votojnë për ne, tani e panë që jo vetëm që nuk kishte alienë por dolën të tretët. PD duhet ta kuptoj se ka një boshllëk shumë të madh në marrëdhëniet e saj me një pjesë të qytetarisë të cilët mund të rrezikojnë mandatin e katërt të Ramës. Se Rama do vazhdojë me inerci, nuk ka pse të mundohet. Rama e do mandatin e katërt, mbase jo për ta qeverisur vetë por nuk i dihet. Këshilla ime e vetme është që PD duhet të rithemelohet. Në komisionin e Rithemelimit nuk gjej figura apo shenja të hapjes. Këshilla ime vetme: Dua të ketë lëvizje, të qarkullojnë gjërat, mos të rrijnë ashtu siç janë.

Qëndrimi ndaj vendimit të Bashës për të mos dhënë dorëheqjen

Kristo: Është e njëjta kasetë e Bashës në 6 herë që ka humbur zgjedhjet. Ky është i vetmi që në ditën e zgjedhjeve sillet sikur është në kishë apo në xhami. Pra thotë të reflektojmë, të pqastrojmë shpirtin etj etj. Unë kam një akuzë për ata që e vënë fajin vetëm tek Luli, por për mua fajtori kryesor për këtë katandisje të Shtëpisë të Madhe në një kanaçe të madhe, janë militantët kryesorë të PD. Përse? Në kohën kur iku Patozi, shumica dërrmuese edhe kreu i “Shtëpisë së Lirisë” nuk thoshte gjë edhe pse iku edhe Topalli edhe të tjerët. Vazhdoi shkelja e statutit edhe në rizgjedhjen e Bashës që ishte një lloj “përdhunimi” i statutit. Jo luli por “lulërat” e shkatërruan shtëpinë e madhe.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re