Në opinionin publik shqiptar pati një debat ditët e fundit mbi rënien e lexueshmërisë ndër të rinj. Por edhe në këtë rast ishim peng i një sindromi psikologjik se negativitetet shoqërore janë vetëm te ne. Edhe në SHBA, atje ku ëndërrojnë të shkojnë, raporti me leximin nuk është hiç i mirë.

Sondazhet e fundit të opinionit publik tregojnë se vetëm 2 përqind e të rinjve në Shtetet e Bashkuara lexojnë rregullisht shtypin e përditshëm.

Hulumtimi u krye në një mostër prej më shumë se një milion të rinjsh nga Universiteti i San Diego-s.

Raporti gjithashtu thekson se çdo i treti i ri në Shtetet e Bashkuara nuk kishte lexuar asnjë libër në vitin e kaluar.

Një tjetër rezultat i anketës është se të rinjtë në Amerikë po shohin gjithnjë e më shumë televizor.

Universiteti i San Diego-s ka kryer një hulumtim të ngjashëm në vitet 1990 kur një e treta e të rinjve në Shtetet e Bashkuara lexonte rregullisht gazetat ditore.

Gjithashtu, trendi i reduktimit të audiencës së shtypit të përditshëm në qarqet e të rinjve amerikanë shpjegon interesin në rritje të kësaj popullsie për internetin.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re