Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është ndalur të flasë për mediat pak para nisjes së seancës plenare, në lidhje me Butrintin.

Ajo tha se sot është fundi i një betejë dy-vjeçare dhe se pret që Gjykata Kushtetuese të veprojë drejt.

Zhupa tha po ashtu se ditën e sotme shqiptarët e amerikës do të protestojë në New York “pro Butrintit”.

Zhupa: Dua  ti kujtoj publikut që UNESCO është organizata e Kombeve të Bashkuara për edukimin shkencën dhe kulturën dhe unë nuk e di se si nJë qeveri mund te mbaje  qëndrim që OKB nuk ka rëndësi, që Konventa e Parisit nuk ka rëndësi, se si fondet dhe njohja që vjen nga UNESCO nuk ka rëndësi. Kjo tregon se ato janë të zhytur thellë.

Kuvendi ka dërguar në gjykatë copy paste, paragrafët e koncesionarit, duke treguar që janë në shërbim të tij.

Sot është e fundit për Butrintin në një betejë dy-vjecare. Sot nuk është vetëm opozita, por edhe UNESCO është kundër këtij plan për Butrintit.

Sot presim drejtësi nga Gjykata Kushtetuese. Sot në orën 3:30 me orën amerikane, bëhet një protestë në New York “Pro Butrintit”.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re