Skip to content

Jo vetëm për humor: pse duhet të ketë veçanërisht Shqipëria të tilla tabela…

37573123 1087120051459999 3741286530543517696 n e1532165815133

Diku ekzistojnë tabela të tilla paralajmërurse, të cilat do ishin shumë të vlefshme për kushtet shqiptare. Te ne ka një mungesë të theksuar edukate në kryerjen e nevojave personale, ku simbol mbetet sidomos Lana përshkron Tiranën. Aty, ndër ura, vijon rituali i turpshëm i WC-ve në natyrë.

Madje për një kohë, edhe pas Muzeut Kombëtar, ose para Teatrit të Kukullave e anës Bankës së Shqipërisë, në kushte kioskëzimi, WC-të në natyrë ishin bërë diç e zakonshme deri në neveri.

E ndesh këtë fenomen edhe përgjatë rrugëve automobilistike, ku individë të ndryshëm zgjidhin problemet e tyre fiziologjike, nganjëherë edhe faqe botës, ndonëse nga pikëpamja etike edhe mbërthimi i pantallonave në sytë e tjerëve është diçka e palejueshme.