Skip to content

Jo vetëm pushtim: izraelitët shkulin edhe ullinjtë e palestinezëve

1080293

 

Emigrantë hebrenj shkatërruan një plantacion me pemë shekullore ullinjsh në pronësi të një familje palestineze.

Incidenti ndodhi në fshatin Burka, afër Ramallahut, ku të paktën 150 pemë ulliri në tokat e fermerit palestinez Ismail Kenan.

Agjensia palestineze e lajmeve WAFA raporton se Kenani ishte një objektiv i sulmeve të emigrantëve hebrenj dy ditë më parë.

Pemët dhe fushat bujqësore të palestinezëve shpesh janë objekt i sulmeve të kryera nga emigrantët hebrenj në Bregun Perëndimor të okupuar.

Aty, që nga viti 1967, janë ndërtuar rreth 250 vendbanime hebreje në të cilat jetojnë rreth 400,000 emigrantë.