Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra të forta.

Duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për sigurinë tuaj dhe të familjarëve”, njofton Bashkia e Durrësit.

Sipas bashkisë, strukturat do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet.

LEXO EDHE: Qarqet e goditura mbajnë rreth 40% të PBB-së/ Përmbytjet, një goditje për ekonominë kombëtare

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re