Për ata që nuk mund t’i rezistojnë patateve të skuqura, lajmet nuk janë të mira, raporton CNN duke cituar një studim.

Patatet e skuqura mund të kenë pasoja negative për shëndetin mendor të konsumatorëve, pohon një grup shkencëtarësh nga provinca Hangzhou, Kinë.

Gjetjet e hulumtimit treguan se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht patate të skuqura, mund të rrisë rrezikun e ankthit me 12% dhe rrezikun e depresionit me 7% krahasuar me ata që zgjedhin të hanë shëndetshëm.

Veçanërisht, rreziku i ankthit dhe depresionit ishte më i lartë tek konsumatorët e rinj.

Kujtojmë se ushqimet e skuqura tashmë janë futur në “listën e kuqe” për shfaqjen e obezitetit, tensionit të lartë dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Rezultatet e studimit “i hapin rrugën reduktimit të konsumit të ushqimeve të skuqura për të mirën e shëndetit mendor”, thuhet në studimin e publikuar në revistën “PNAS”.

 

Burimi: panorama.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re