
Edon Zhegrova shumë shpejt mund të mos jetë futbollisti i vetëm shqiptar te Juventus.
“Tuttosport” zbulon se bardhezinjtë interesohen për portierin e Kosovës, Aro Muric, i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Serie A, ku është i huazuar te Sassuolo.
27-vjeçari ka bërë deri tani një sezon fantastik, ku falë perfomancave të tij, ka fituar vëmendjen e Juventusit, por edhe ekipeve të tjera të njohura.
Duke parë pasigurinë e shfaqur vazhdimisht nga Michele Di Gregorio, Juventus ka hedhur sytë nga Aro Muriç. Deri tani nuk flitet për ofertë dhe shifra ekonomike, pasi jemi ende në fazat fillestare.
Kujtojmë se, kartonin e Muriç e kanë anglezët e Ipswich.
