Bashkimi Evropian i jep sërish shpresa Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pwr cceljen e konferencës së parë ndërqeveritare. I dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në një intervistë për “European Western Balkan”, tha se edhe pse Bashkimi Evropian vonon të jap zgjidhje, ajo i mban gjithmonë premtimet e saj.

 

MIROSLAV LAJCAK

I DERGUARI I POSACEM PER DIALOGUN

“Ne mund të vonohemi për të marrë disa vendime por ne e kemi vërtetuar se  mund të jemi aleatët më serioz dhe te mirë të një vendi. BE e ka provuar në shumë raste që i mban premtimet e veta. Ndonjëherë vonohet më shumë sesa pritej dhe këtë gjë nuk mund ta mohoj edhe nuk jam i lumtur për këtë, por në fund ajo ndodh. Unë jam i bindur se shumë shpejt do të zhvillohet edhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.”

 

Edhe pse shumë e kritikuan Albin Kurtin për qëndrimet e tij ndaj Bashkimit Evropian, kryediplomati tha se marrëdheniet midis tyre janë shumë të mira.

 

“Albin Kurti është një politikan serioz dhe një njeri i fuqishëm. Kemi një bashkëpunim të mirë, që kur ishte kryeministër herën e parë. Ai tregoi gatishmërinë për të vazhduar me dialogun. Kurti  gjithashtu mori pjesë në bashkëpunimin me Serbinë për çështjet shëndetësore. Unë kam qenë në kontakt me Albin Kurtin gjatë gjithë kësaj kohe dhe sigurisht ai ka synim t’i bashkohet Bashkimit Evropian.”

 

Lajçak njoftoi se së shpejti planifikon të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, ku do takohet me Presidentin Aleksandër Vuçic dhe kryeministrin e ardhshëm në Kosovë Albin Kurti për të diskutuar vazhdimësinë e dialogut.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re