Sipas rezultateve të para të publikuara nga media botërore, Joe Biden kryeson kur bëhet fjalë për votat elektorale.

Kandidati demokrat iu drejtua publikut pas rezultateve të para të përkohshme.

“Ne e dinim se do të ishte kështu. Ne ndihemi mirë dhe shikojmë pozitivisht rezultatet. Unë erdha t’ju them, se si besoj se do t’i fitojmë këto zgjedhje. Ne e dinim për shkak të numrit të madh të votave të parakohshme që do të duhet kohë, ne duhet të jemi të durueshëm sepse nuk është pothuajse derisa të numërohet çdo votë”, tha Biden.

“Ne jemi akoma në lojë për Georgia, Winsconsin dhe Michigan. Do të duhet kohë për të numëruar votat, por ne do të fitojmë Pensilvania.”

“Ne nuk do t’i dimë rezultatet deri nesër në mëngjes. As unë dhe as Donald Trump nuk duhet të shpallim fitoren, ky është vullneti i votuesve,” përfundoi Biden.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re