Joe Biden ka arritur të fitojë shtetin e Arizonës, i cili ka 11 vota elektorale, shumë të rëndësishme për rezultatin e zgjedhjeve, i cili do të varet nga pak shtete kyçe.
Arizona nuk ishte fituar nga një kandidat demokrat që prej vitit 1996.
Në zgjedhjet e shkuara, Trump arriti të fitojë Arizonën, në garën kundër Hillary Cinton, por duket se në këto zgjedhje ai nuk ka mundur të mbajë avantazhin mbi këtë shtet.
Edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar dhe ende nuk ka një fitues të qartë, Presidenti Trump deklaroi se i ka fituar zgjedhjet dhe se ka patur tentativa për të “vjedhur” ato, por nuk paraqiti asnjë provë për këtë. Ai gjithashtu u shpreh se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
Trump bën deklaratë të paprecedent: Po bëheshim gati të festonim, po ndodh një mashtrim ndaj popullit, turp!
