Skip to content

Joe Biden gati ‘i rrëmben’ nga duart një tjetër shtet Donald Trump, kryeson me 60 mijë vota

Joe Biden duket se do të marrë fitoren edhe në Michigan. Deri tani janë numëruar 99% e fletëve të votimit, ndërsa rezulton se Biden kryeson me më shumë se 60 mijë vota.

Michigan kishte qenë demokrat në zgjedhjet presidenciale për gati 25 vite, por këtë e theu Donald Trump kur mori fitoren në vitin 2016 me diferencën më të vogël në vend – 10,704 vota. Të dhënat nga Fox News tregojnë se Joe Biden do rikthejë sërish demokratët në krye të Michiganit.

Shteti i Michiganit ka 16 mandate, ndërkohë që vulën pritet ta vendosë Nevada, shteti që pa dhënë asnjë arsye, ka bërë të ditur se do ta ndërpresë numërimin e votave për zgjedhjet presidenciale deri më 5 nëntor. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb