Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, njoftoi se forcat amerikane në një operacion të zhvilluar në Siri kanë vrarë kreun e organizatës terroriste DEASH, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi.

“Mbrëmë me udhëzimin tim, forcat amerikane në veriperëndim të Sirisë, kanë kryer një operacion të suksesshëm në luftën kundër terrorizmit për të mbrojtur popullin amerikan dhe aleatët tanë dhe për ta bërë botën një vend më të sigurt. Falë aftësisë dhe guximit të Forcave tona të Armatosura, eliminuam udhëheqësin e DEASH-it”, theksoi Biden në deklaratën me shkrim.

Ai gjithashtu njoftoi se do të mbajë një konferencë lidhur me këtë.

“Hashimi shpërtheu bombë për ta vrarë veten”

Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili ka dëshiruar të mbetet anonim, në deklaratën për gazetarët tha se Hashimi ka shpërthyer bombë për ta vrarë veten dhe familjen e tij.

“Në fillim të operacionit, terroristi i synuar shpërtheu një bombë që vrau veten dhe anëtarët e familjes së tij, duke përfshirë gra dhe fëmijë”, tha zyrtari.

Gjithashtu sipas pretendimeve të burimeve lokale, në operacion janë varrë 13 persona në mesin e të cilëve 6 fëmijë dhe 4 gra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re