Ish-nënpresidenti amerikan, Joseph Biden, thuhet se përballet me një kërkesë nga mbështetësit e tij për një ripërpjekje si një kandidat presidencial demokrat, në përballjen e pritshme me Trump në 2020-ën.

Gjatë një udhëtimi të Biden kohët e fundit nga Uashingtoni në Nju Jork, shumë pasagjerë u ndalën pranë ulëses së tij dhe e nxitën atë për të kandiduar, njoftoi AP.

Vetë Baiden është ende ndërdyshas dhe sipas miqve dhe këshilltarëve të tij, ai është i bindur se mund të sfidojë presidentin aktual Donald Trump.

Njerëzit që biseduan me Biden në lidhje me këtë, thanë se ai u kishte dhënë një afat deri në janar për një vendim mbi kandidaturën.

Biden, zv.president në administratën Obama nga viti 2009 deri në vitin 2017, deri tani ka qenë kandidat për zgjedhje ndërpartiake në Partinë Demokratike.

Kjo ndodhi në hapësirën e 20 viteve – 1988 dhe 2008.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re