Skip to content

Joe Biden thellon rezultatin, triumfon në Arizona

Demokrati Joe Biden është shpallur fitues në Arizonë.

Duke triumfuar në këtë shtet, kandidati për president në Shtetet e Bashkuara ka arritur të fitojë 11 vota elektorale.

Mediat amerikane raportojnë se Biden potencialisht mund të kompensojë humbjen e Pensilvanisë dhe të fitojë zgjedhjet nëse arrin të ruajë rezultatin e fitores në Winscon dhe Michigan.

Fitorja e Biden në Arizona duket se kufizon ndjeshëm rrugën e Donald Trump drejt fitores.

Ky i fundit pretendon megjithatë se kundërshtarët po përpiqen të manipulojnë procesin e votimit. Ai deklaroi pak pas fitores në Pensilvani se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë.