Këshilltari Thapelo Amad, nga një parti e vogël muslimane, u zgjodh kryebashkiak i Johanesburgut të premten, duke u bërë muslimani i parë që udhëheq kryeqytetin ekonomik të Afrikës së Jugut.

Amado, 41 vjeç, një anëtar i partisë Al Jama-ah, u zgjodh nga këshilli i qytetit dhe do të zëvendësojë kryebashkiakun aktual Mpho Phalatse nga Aleanca Demokratike, partia kryesore opozitare në Afrikën e Jugut.

“Është një ditë historike për Afrikën e Jugut, dhe veçanërisht për Johanesburgun, me kryetarin e parë musliman të metropolit më të madh të vendit”, tha Amad.

Kryebashkiaku i ri u zgjodh me mbështetjen e partisë në pushtet, Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC), i cili ka më shumë këshilltarë, por jo një shumicë absolute në Këshillin Bashkiak të Johanesburgut.

Johanesburgu është një qytet i ndarë: të varfërit jetojnë kryesisht në periferitë jugore ose në periferi të largëta veriore, dhe klasa e mesme dhe e lartë kryesisht jetojnë në periferitë qendrore dhe veriore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re