Ish mafiozi, John Alite ka rrëfyer dhimbjen më të madhe të jetës së tij në një intervistë për emisionin “Pasdite në Vizion”. Ai rrëfeu se humbja e vajzës së tij ishte e madhe, ndërsa e ndjera la pas edhe nipin e tij. Ai thekson se e bija piu një ilaç për qetësim dhimbjesh, por rezultoi fatale. Në të vërtetë pilula përmbante një lloj droge të fortë, të quajtur fetanil.

 

“Ime bijë nuk e dinte se çfarë kishte ilaçi, ajo u shtri duke pritur që djali të zgjohej dhe ajo vetë nuk u zgjua më. Me datë 18 gusht, në orën 08:30 të mëngjesit ajo ndërroi jetë”, duke theksuar se për katër ditë e mbajti në jetë me aparatura.

 

I përlotur ai pohon se kjo është dhimbja më e madhe e jetës së tij.

 

“Forca është të sulmosh qeverinë t’i vihesh pas asaj. Kam qenë lufëtuar gjithë jetën dhe qeveria jonë lejon që 200 mijë të rinj të vdesin në vit. Flasin shumë, por nuk dinë asgjë për të, bëjnë shfaqje mediatike pafund, e dinë që kjo lloj drogë prodhohet në Kinë dhe transportohet nga Meksika”, tha ai duke treguar se ku e gjeti forcën për të përballuar dhimbjen.

 

Lidhur me varësinë e së bijës ndaj lëndëve narkotike, ai shprehet se është përpjekur ta mbrojë atë, por çdokush zgjedh vetë mënyrën se si e jeton jetën.

 

“Çdo ditë më vret pendimi që e humba vajzën time”, shton ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re