Kreu i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton ka deklaruar se sanksionet ndaj Iranit do të kapin edhe kompani të vendeve të BE-së.

“Është e mundur, kjo varet nga sjellja e qeverive të tjera”, tha Bolton për CNN.

Tërheqja nga marrëveshja bërthamore me Iranin ka mërzitur aleatët evropianë të Uashingtonit që besojnë se edhe pse ajo nuk është ideale, ndërprerja do të shkaktojë përplasje.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se ai shpresonte se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.

Duke folur për Fox News, Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë vënë në shënjestër Europën, kur ata u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore të Iranit javën e kaluar.

“Unë shpresoj se në ditët dhe javët e ardhshme ne mund arrijmë një marrëveshje që na mbron nga sjellja e keqe e Iranit, jo vetëm programin e tyre bërthamor, por edhe raketat e tyre dhe sjelljen e tyre me qëllim të keq”,  tha ai.

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se Irani do të mbetet i angazhuar për marrëveshjen bërthamore, por që është gati të rinisë programin bërthamor. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re