Skip to content

John McCain, “strehim” në varrezat e Akademisë Detare amerikane

Senatori amerikan John McCain u varros të dielën në një varrezë në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara në Annapolis, shtetin e Merilendit.

McCain, i cili vdiq të shtunën e kaluar në moshën 82-vjeçare, u varros në krah të shokut të tij për një kohë të gjatë dhe koleg në Akademi, admiralit Chuck Larson.

Senatori republikan dhe kandidati presidencial, i cili konsiderohej dhe si hero i luftës në Vietnam, për shkak sa bëri dhe 5 vjet burg në këtë luftë, herën e fundit që foli në Akademi ishte tetorin e vitit të kaluar, kur u tha kadetëve se shkolla duhet t’i përgatisë për sfidat me të cilat do të përballen.

Para se të varrosej, McCain u vu në mënyrë ceremoniale në ndërtesën e Kongresit të premten.

Aty ra në sy mosprezenca e presidentit Trump, për të cilin kishte lënë testament që të mos e shoqëronte për në varr.