Skip to content

Johnson & Johnson, 417 milionë dollarë kompensim për një padi

Një gjykatë në Los Angeles vendosi që kompania e njohur Johnson & Johnson duhet të paguajë 417 milionë dollarë dëmshpërblim për një grua që pretendon se ka vuajtur nga kanceri ovarian pas përdorimit të pluhurit të foshnjës.

Padia u paraqit nga Eva Echeverria, një grua kaliforniane, e cila tha se kompania nuk e paralajmëroi për rrezikun e mundshëm të kancerit, njoftoi AP.

Avokati i saj, Mark Robinson tha se klientja e tij po vdiste dhe se donte të ndihmonte gratë e tjera anembanë vendit që kishin marrë kancer ovarian sepse Johnson & Johnson nuk foli për 20-30 vjet.

Një zëdhënëse e kompanisë njoftoi se vendimi do të apelohet.

Më parë, në Saint Louis, në padi të ngjashme, vendosi katër gjykime multimilionëshe ndaj kompanisë.