Kryeministri britanik Boris Johnson këmbëngul se shkollat duhet të hapen për fëmijët në muajin shtator, dhe të gjithën këtë e ka konsideruar një përparësi kombëtare.
Johnson është shprehur se do të ketë një shtim të numrit të testimeve, dhe mësuesit e nxënësit mund tiu nënshtrohen atyre çdo një javë, edhe pse nuk mund të kenë fare simptoma.
Megjithatë, pavarësisht toneve optimiste të Johnson, këshilltarët e ekipeve të shëndetit publik kanë shqetësime për hapjen e shkollave, dhe sipas tyre mund të shihet e nevojshme që hera herës ato të mbyllen në rast se shfaqen raste të reja.
Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social tha që në periudhën 24-orëshe deri në 9 të mëngjesit të dielën, kishte pasur 1,062 raste të konfirmuara me Covid, hera e parë që totali ditor ka kaluar mbi 1000 që nga qershori.
Allana Gay, drejtuese në Shkollën Vita Et Pax Prep në veri të Londrës, i tha Sky Neës “roli më i rëndësishëm i një mësuesi është ruajtja”.
Ajo tha se mbajtja e stafit, studentëve dhe familjeve të tyre ishte e rëndësishme, dhe qeveria duhet “të sigurojë që testimet funksionojnë mirë”.
Komisioneri i fëmijëve për Anglinë Anne Longfield i bëri jehonë mesazhit, duke bërë thirrje që nxënësit dhe mësuesit të jenë në gjendje të testohen çdo javë – edhe nëse nuk kanë simptoma COVID-19.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb