Skip to content

Johnson këmbëngul për hapjen e shkollave, nxënësit dhe mësuesit do testohen çdo javë, edhe nëse nuk kanë simptoma

Kryeministri britanik Boris Johnson këmbëngul se shkollat duhet të hapen për fëmijët në muajin shtator, dhe të gjithën këtë e ka konsideruar një përparësi kombëtare.

Johnson është shprehur se do të ketë një shtim të numrit të testimeve, dhe mësuesit e nxënësit mund tiu nënshtrohen atyre çdo një javë, edhe pse  nuk mund të kenë fare simptoma.

Megjithatë, pavarësisht toneve optimiste të Johnson, këshilltarët e ekipeve të shëndetit publik kanë shqetësime për hapjen e shkollave, dhe sipas tyre mund të shihet e nevojshme që hera herës ato të mbyllen në rast se shfaqen raste të reja.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social tha që në periudhën 24-orëshe deri në 9 të mëngjesit të dielën, kishte pasur 1,062 raste të konfirmuara me Covid, hera e parë që totali ditor ka kaluar mbi 1000 që nga qershori.

Allana Gay, drejtuese në Shkollën Vita Et Pax Prep në veri të Londrës, i tha Sky Neës “roli më i rëndësishëm i një mësuesi është ruajtja”.

Ajo tha se mbajtja e stafit, studentëve dhe familjeve të tyre ishte e rëndësishme, dhe qeveria duhet “të sigurojë që testimet funksionojnë mirë”.

Komisioneri i fëmijëve për Anglinë Anne Longfield i bëri jehonë mesazhit, duke bërë thirrje që nxënësit dhe mësuesit të jenë në gjendje të testohen çdo javë – edhe nëse nuk kanë simptoma COVID-19.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb