Kryeministri britanik Johnson në një komunikim për publikun ka njoftuar masat lehtësuese, në atë që cilësohet si “faza 2” e pandemisë.

Kryeministri thotë kjo fazë ka të bëjë me rihapjen e dyqaneve dhe kthimin e mundshëm të nxënësve në shkolla më 1 Qershor.

Johnson po ashtu ka thënë se karantinimi do të jetë i detyruar për të ardhurit nga jashtë. Pavarësisht lehtësimit të masave, kryeministri thotë se qeveria “nuk do të hezitojë të vërë frenat” nëse ka shpërthime të mëtejshme të virusit.

Boris Johnson thotë se ka edhe më shumë për të bërë, duke theksuar se hapja do të jetë graduale dhe se masat po modifikohen.

Johnson falënderoi përpjekjet deri më tani, duke vlerësuar “durimin” e qytetarëve të vendit. Mbretëria e Bashkuar “do të ndryshohet nga kjo përvojë”, thotë ai, por kryeministri beson se “ne mund të jemi më të fortë se kurrë më parë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re