Kryeministri britanik ka rrëfyer se si mjekët filluan të përgatiteshin ëpr vdekjen e tij teksa po luftonte me koronavirusin. Në një intervistë të fundit, 55 vjeçari tregoi se iu deshën litra të tërë me oksigjen dhë së gjendja e tij ishte tepër e rënduar.

I emocionuar edhe nga fakti se u bë baba dhe fatmirësisht tani që u shërua ka mundësi të qëndrojë krah tij, Johnson tha: Ishte e jashtëzakonshme, u shërova ndërkohë lindi djali im.

Boris Johnson: Si u përgatitën mjekët për vdekjen time. I pyetur se si u ndje kur mori vesh se ishte infektuar me koronavirus ai tregoi: Nuk doja të shtrohesha në spital, e dija që nuk ka kurë. Por mjekët këmbëngulën dhe patën të drejtë. Ata më futën një tub ku mund të merrja oksigjenin e nevojshëm. Ishte një moment i vështirë. Edhe mjekët them se po mendonin të përgatiteshin për vdekjen time, me një skenar ‘si të vdekjes së Stalinit’. Unë nuk isha fare në formë por i vetëdijshëm se situata ishte emergjente. Mjekët po mendonin lloj lloj planesh nëse gjërat do shkonin keq. Boris Johnson: Si u përgatitën mjekët për vdekjen time, kur Johnson thotë se nuk e mendoi në asnjë moment që do vdiste, por një frike e përjetoi:Kur më vendosën tubin e oksigjenit dhe mjekët filluan të më tregonin se çfarë ishte./TIP

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re