Jonida Maliqi do performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 64-rt të Eurovizion, i cili mbahet në Tel Aviv, Izrael.

Këngëtarja do këndojë shqip këngën e saj “Ktheju Tokës” me të cilën pret të kualifikohet për në finalen e madhe.

Sipas listës së publikuar, ajo do të jetë e 14-a në radhë dhe nga 41 vende që konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e së shtunës që mbahet më 18 maj.

Kujtojmë se juria shqiptare përbëhet nga Anxhela Peristeri, Eranda Libohova, Dilan Reka, Julka Gramo dhe Gent Rushi.

“Ktheju Tokës” u kushtohet të gjithë emigrantëve shqiptarë nëpër botë të cilët mund të japin kontributin e tyre duke votuar numrin #14.Ju kujtojmë se votat nuk vlejnë nga shqiptarët brenda kufijve të Shqipërisë, kështu që vetëm emigrantët që ndodhen në vendet fqinje dhe adhuruesit e këngës mund të votojnë Jonida Maliqin sonte.

Ja vendet që u kualifikuan në gjysmëfinalen e parë:

Greece – Katerine Duska me Better Love

Belarus – ZENA me Like It

Serbia – Nevene Božović me Kruna

Cyprus – Tamta me Replay

Estonia – Victor Crone me Storm

Czech Republic – Lake Malaëi me Friend Of A Friend

Australia – Kate Miller-Heidke me Zero Gravity

Iceland – Hatari me Hatrið mun sigra

San Marino – Serhat me Say Na Na Na

Slovenia – Zala Kralj & Gašper Šantl me Sebi.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re