Pedagogia e njohur, Jonila Godole, duke i bërë përmbledhje të ngjarjeve më pikante që shoqëruan këto 48 orët e fundit, që nga shembja e teatrit pa njoftim, tek ulja e numrit të rasteve me COVID-19, apo deri tek prangosja e aktorëve, shkruan në një shënim të saj në rrjetet sociale se, taktikat e vjetra të komunistëve, sigurimsave, hetuesve rilindën dhe na treguan se diktatura nuk është më pas dere, por ka hyrë brenda.

REAGIMI I GODOLES

Në këto 48 orët e fundit:
1. Teatri u shemb pa asnjë njoftim paraprak;
2. Corona u zhduk nga axhenda e ditës, pasi nuk nevojitej më;
3. Po me ndihmat ekonomike post-virus dini gjë se ç’u bë?
4. Mediat përmes titujve, treguan qartë, nëse mbajnë anën e publikut apo të pushtetit;
5. Gazetarë dhe aktivistë u dhunuan nga „policia që duam“ (dhe që paguajmë me taksat tona) dhe askush nuk mban përgjegjësi;
6. Fadroma luajti aktin final në Teater, kurse aktorët në pranga e ndoqën nga salla e komisariatit;
7. Taktikat e vjetra të komunistëve, sigurimsave, hetuesve rilindën dhe na treguan se diktatura nuk është më pas dere, por ka hyrë brenda.
Kaq, për sot, natën e mirë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re