Polica e Shtetit vazhdon të marrë pamjen e plotë të një institucioni qesharak, ku qëllimi i tyre nuk është ruajtja e rendit publik dhe shërbimi ndaj qytetarëve, por “spiunimi” i hapur dhe me procesverbale i JOQ ALBANIA, ku faktet e deklaruara ditë më parë treguan hapur sesi faqja e shqiptarëve vëzhgohej nga OPGJ-të, të cilët paguhen nga taksat tona. U vërejt qartë që me të tillë detyrë që marrin OPGJ-të dhe me urdhërat e zyrtarëve policorë rrënjët e krimit në Shqipëri nuk kanë për t’u zhdukur kurrë, por ajo që mund të themi me siguri është se censura e plotë e mediave mund të instalohet shumë shpejt.

Oficerja e policisë gjyqësore, Dorina Rarani, është ajo e cila ka patur radhën nga kolegët e saj për t’iu paraqitur shefave se çfarë ndodh me JOQ ALBANIA dhe kush janë qytetarët që pëlqejnë e komentojnë në postimet e publikuara. Pasi ka ndezur kompjuterin e agjitacionit dhe propagandës, oficerja ka vazhduar stalkërimin e faqes, duke marre një për një çdo ‘like’ dhe çdo koment të qytetarëve në një prej postimeve të JOQ ALBANIA. Gjithashtu ajo tregon me detaje se si kanë reaguar të gjithë qytetarët që kanë parë videon, duke dëshmuar edhe emojin të cilin ndjekësit e faqes kanë klikuar.

Më pas Rarani, ka bërë detyrën kryesore që i është urdhëruar, stalkërimi i komenteve të qytetarëve, që me siguri sekti i policisë i mbuluar me ngjyrën mavi të pushtetit, ka shpallur armik të vendit këdo që ka komentuar fjalë që nuk i shërbejnë regjimit që duan të instalojnë. Në vazhdimësi të punës, oficerja futet në rubrikën ‘Videos’ të faqes JOQ ALBANIA në Facebook.

Pas vëzhgimit të tyre, videoja e ‘kryesore’ e procesverbalit shkarkohet dhe hidhet në një CD, ku e rëndësishme për ata që do u vejë në dorë, janë qytetarët që kanë komentuar. Ashtu si edhe në çdo procesverbal tjetër, parodia qëndron në faktin se në lidhje me këtë postim nuk u konsiderua asgjë e parregullt, ndërsa oficerja ka shtyrë ditën dhe është paguar nga qytetarët shqiptarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re