Jordania nga dita e sotme do t’u ofrojë shërbime humanitare refugjatëve sirianë në tre kalime kufitare, raporton AA, përcjell KosovaPost.

Zëdhënësja e Qeverisë së Jordanisë, Jumana Ghunaimat në deklaratën për AA rikujtoi se deri më tani ka shërbyer vetëm një kalim kufitar që nga dita e shtunë për refugjatët sirianë të cilë kanë ikur nga sulmet në rajonin Dera të Sirisë.

Ajo njoftoi se që nga sot do të hapen edhe dy kalime kufitare për shkak të nevojës intensive në lidhje me ndihmat humanitare, ndërsa nuk tregoi se cilat kalime kufitare do të hapen.

Supozohet se mes 270 mijë dhe 330 mijë civilë janë zhvendosur nga Dera në kufirin me Jordaninë.

Regjimi sirian dhe mbështetësit e tij pasi morën nën kontroll Gutën Lindore pranë Damaskut dhe Homsin në pjesën qendrore të vendit të cilat janë zona për uljen e tensioneve, më 20 qershor nisën një operacion në pjesën jugperëndimore të vendit.

Në operacionin në Dera, regjimi dhe mbështetësit e tij kishin avancuar në një zonë prej 317 kilometra katrorë, duke marrë nën kontroll disa vendbanime civile.

Në operacionin ushtarak të filluar nga regjimi që nga 20 qershori kanë humbur jetën mbi 100 civilë.

Qytetet Dera dhe Kunejtra në jugperëndim të Sirisë ishin një nga 4 zonat për uljen e tensioneve të formuara në muajin maj të vitit 2017 nga garantuesit e procesit të Astanas, Turqisë, Iranit dhe Rusisë.

Dy muaj më pas Rusia, SHBA-të dhe Jordania rajonin Dera dhe Kunejtra i përfshinë në kuadër të një marrëveshjeje të veçantë. Ndërsa më pas edhe SHBA-të ndërprenë ndihmat për opozitarët në rajon, të cilët i mbështeste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re