Mbreti i Jordanisë Abdullah ka njoftuar në një letër drejtuar popullit jordanez se gjysmëvëllai i tij, Princi Hamza, do të qëndrojë në arrest shtëpiak për më shumë se një vit pasi akuzohet për komplot kundër tij.

“Kam vendosur të pranoj rekomandimet e këshillit të krijuar sipas Aktit të Familjes Mbretërore dhe të kufizoj komunikimet, vendbanimin dhe lëvizjet e Princit Hamza”, tha monarku jordanez në letër.

Princi i rrëzuar Hamza, një ish-trashëgimtar i fronit, u vendos në arrest shtëpiak vitin e kaluar.

Në prill të vitit 2021 ai u akuzua për përpjekje për të destabilizuar monarkinë në një komplot të nxitur nga të huajt, por nuk u ndëshkua pasi deklaroi besnikërinë ndaj mbretit. Një ish-këshilltar i pallatit, Basem Awadalah dhe një anëtar tjetër i familjes mbretërore janë dënuar me 15 vjet burg për përfshirjen e tyre në këtë rast.

Hamza, tani 42 vjeç, u shpall pasardhës kur mbreti Husein vdiq në vitin 1999 dhe u rrëzua nga Abdullahu. Pesë vjet më vonë, Abdullah emëroi djalin e tij si pasardhësin e tij, siç kërkohet nga kushtetuta.

Konflikti ka tronditur imazhin e Jordanisë si një shtyllë stabiliteti në Lindjen e Mesme të paparashikueshme.

Pallati u zemërua kur Princi Hamza njoftoi muajin e kaluar se po hiqte dorë nga titulli i tij mbretëror në shenjë proteste ndaj politikave të vendit. Sipas Aktit të Familjes Mbretërore, titujt revokohen vetëm nga monarku.

Masat ndaj Hamzës ishin lehtësuar në mars, pasi ai kërkoi falje publike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re