Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman al-Safadi, tha se sulmet e Izraelit në Gaza “po e tërheqin rajonin në humnerë”.

Sipas një deklarate me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jordanisë, Safadi është takuar me Përfaqësuesin Special të Kinës për Lindjen e Mesme, Zhai Jun, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në kryeqytetin Aman.

Gjatë takimit janë diskutuar “ndalimi i luftës në Gaza, mbrojtja e civilëve, respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe dërgimi i ndihmës urgjente humanitare në Rripin e Gazës”.

Duke theksuar se katastrofa humanitare e shkaktuar nga lufta e ashpër në Gaza duhet të ndalet, Safadi ka thënë: “Lufta e Izraelit kundër Gazës po e tërheq rajonin në humnerë”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re