Jordania i ka bërë thirrje Izraelit për ndalimin e menjëhershëm të punimeve të gërmimit që i zhvillon në hyrje të Varrezave të Dëshmorëve që gjenden në Kudsin e pushtuar Lindor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Jordanisë, Daifallah Al-Fayez, në një deklaratë me shkrim tha se vendi i tij refuzon punimet e gërmimit që Izraeli kryen në muret dhe shkallët e varrezave, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm.

Fayez, Izraelin si “një forcë pushtuese” e thirri “t’i ndalojë shkeljet dhe provokimet si dhe të respektojë shenjtërinë e varreve dhe tyrbeve. Ai gjithashtu theksoi se vendi i tij nuk pranon zbatimet e njëanshme izralite që synojnë të ndryshojnë identitetin arab të Kudsit.

Zëdhënësi e konsideroi këtë, si “një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare, e drejtës ndërkombëtare humanitare dhe vendimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO)”.

Komuna e Kudsit e lidhur me Izraelin, para rreth 3 javësh kishte rrëzuar shkallët që çojnë në rajonin e Qytetit të Lashtë, Mesxhid-i Aksa dhe Varrezat e Dëshmorëve.

Sipas marrëveshjes paqësore Vadi Arabe të nënshkruar nga Izraeli dhe Jordania më 26 tetor 1994 dhe marrëveshjes “Mbrojtja e Kudsit dhe Vendeve të Shenjta” të nënshkruar mes presidentit palestinez, Mahmoud Abbas dhe Mbretit të Jordanisë, Abdullahi i Dytë në mars të vitit 2013, Jordania ka të drejtë të mbrojë vendet e shenjta në tokat në Kuds dhe Palestinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re