Masat e reja të sigurisë kanë lënë ditën e sotme pas derës së selisë së Partisë Demokratike, nënkryetaren Jorida Tabaku.
Burimet bëjnë me dije se porta kryesore e selisë blu është e aksesueshme vetëm për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve apo administratës janë futur në godinë vetëm nga dyer anësore. Tabaku ka qëndruar ditën e sotme disa minuta para hyrjes qendrore, ajo ka trokitur, por dyer nuk janë hapur.
Nënkryetarja e PD ka komunikuar në telefon para hyrjes së selisë, ndërkohë që ajo më pas është futur në godinë nga dera anësore. Ndërkohë që porta ditën e sotme i është hapur Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
