Skip to content

Jorida Tabaku ftesë demokratëve: T’i lëmë pas mëritë e hatërmbetjet dhe të bashkohemi me Lulzim Bashën, kundërshtari ynë është Rama

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur sot nga Kuvendi Kombëtar i PD ku tha se çdo demokrat duhet të bashkohet dhe të lerë pas mëritë dhe hatërmbetjet.

“PD duhet të shndërrohet në një parti fleksibël, inteligjente dhe efiçente për të prodhuar rezultate edhe në kushtet më të vështira në të cilat do të na vendosë Rama dhe mazhoranca e përzier e partisë-shtet dhe krimit të organizuar.

Për t’u përballur me këtë pushtet që mbyt këdo na duhet vendosmëri, guxim dhe forcë!
Çdo demokrate dhe demokrat do të duhet të bashkohet duke lënë pas mëritë tona, mërzitë tona dhe hatërmbetjet tona; kundërshtari ynë nuk është në këtë salllë, nuk është as mes demokratëve”, shprehet Tabaku.