Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku edhe me përfaqësues të PD-së së degës 4 në kryeqytet, vizitoi bizneset e një prej zonave periferike të qytetit të Tiranës.

“Mjerimi, kriza dhe mungesa e shpresës lexohej në bilancet e tyre. Ajo që dëgjoje nga goja e tyre nuk ngjasonte aspak me çfarë dëgjon nga goja e propagandës së ministrisë së financave dhe ekonomisë. Një skamje e madhe, mungesë konsumi dhe mosbesim në këtë qeveri. Aq i madh ishte mosbesimi saqë edhe socialistë që kishin votuar këtë qeveri nuk gjejnë më kurajën të justifikojnë këtë sjellje arrogante.’, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Postimi i Tabakut

Edhe ditën e sotme bashkë me Andian dhe përfaqësues të PD-së së degës 4 vizituam bizneset e një prej zonave periferike të qytetit të Tiranës. Mjerimi, kriza dhe mungesa e shpresës lexohej në bilancet e tyre.

Ajo që dëgjoje nga goja e tyre nuk ngjasonte aspak me çfarë dëgjon nga goja e propagandës së ministrisë së financave dhe ekonomisë. Një skamje e madhe, mungesë konsumi dhe mosbesim në këtë qeveri. Aq i madh ishte mosbesimi saqë edhe socialistë që kishin votuar këtë qeveri nuk gjejnë më kurajën të justifikojnë këtë sjellje arrogante.

Bizneset janë tanimë të gatshëm të mbyllin qepenat, askush në qeveri nuk iu përgjigjet shqetësimeve të tyre. Sipërmarrësit e vegjël e dinë më mirë se kushdo situatën ekonomike në vend, ata sa herë u tregon justifikimet e qeverisë të përgjigjen me fletoret e borxheve apo biznese që nuk shesin prej fillimit të muajit. Të tjerë tregojnë taksat e larta, ankohen për 1200 euro në vit taksë shtesë që do rrisë çmimet.

Biznesi ka nevojë për frymëmarrje, jo vetëm ai i prekur nga tërmeti i kobshëm i fund nëntorit. Çdo biznes ka nevojë të shpëtojë nga tërmeti 7 vjeçar me emrin rilindje socialiste. Qeveria gabon kur mendon se mund të gënjejë bizneset me gjoja “vëzhgime pas tërmeti”. Pasi ajo është shkaktarja e tërmetit ekonomik dhe si çdo fajtor duhet të largohet me turpin e një ekonomie të rrënuar dhe propagande të zvjerdhur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re