Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për qarkun Tiranë, Jorida Tabaku, ka publikuar spotin e saj elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, duke përçuar një mesazh për qytetarët që të votojnë për PD-në.

Në spotin e publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson rëndësinë e një përfaqësimi që mbështet gratë, të rinjtë, profesionistët dhe familjet që punojnë ndershëm.

Ajo u bën thirrje votuesve të mbështesin një alternativë që ngre zërin për sfidat reale të qytetarëve dhe që angazhohet për një të ardhme më të mirë.

“Më 11 maj, voto zërin që të dëgjon… Zërin që flet për nënat, për të rinjtë, për profesionistët, për çdo familje që punon me ndershmëri. Zëri yt është Jorida Tabaku!”, thuhet në mesazhin e saj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko