Qeveria dhe opozita janë përfshirë në një debat për borxhin publik të Shqipërisë në kohën e qeverisjes së demokratëve dhe së fundmi të socialistëve.

Në një postim në Facebook më herët gjatë ditës së sotme, Rama shkruante se qeveria e tij uli borxhin dhe rriti investimet, duke e shoqëruar këtë deklaratë me një grafik, ndërsa demokratët i akuzon për të kundërtën.

Por, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kapur këtë gabim me shifra të Kryeministrit Rama, ku në ilustrimin që shoqëron shkrimin, grafiku i borxhit publik 60 miliardë Lekë gjatë qeverisjes së PD është më i lartë se 70 miliardë Lekë investime.

“Se si mund të jetë 60 më e madhe se 70 vetëm ER e di”, ka shkruar në Facebook ish-deputetja Jorida Tabaku.

Ndër të tjera, ish-deputetja demokrate shkruan se sot borxhi publik i shkaktuar nga qeverisja socialiste është 97%.

“Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë gënjeshtrën nuk mund t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Vetëm për një gënjeshtar mund të jetë 60 më e madhe se sa 70. Kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tyre për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, nuk bëjnë gabime por kur flasin për shqiptarët i bëjnë gabimet me qëllim për të mashtruar.

Borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së pra 13 miliardë Euro. Moto e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të saj është e qartë “Rro për të vjedhur! Rro për të mashtruar”, shkruan Jorida Tabaku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re