Joseph Biden, një kandidat i mundshëm për Presidencialet e 2020-ës, i ka bërë thirrje për një proces tërheqjeje për Presidentin Donald Trump.

Biden e bëri këtë gjatë fjalimit më të mprehtë kundër veprimeve të Trump, raporton Reuters.

“Në sytë e botës dhe popullit amerikan, Donald Trump theu betimin e tij, tradhtoi këtë vend dhe kreu akte për të cilat ai duhet të revokohej”, tha Biden gjatë një fjalimi në fushatë.

Trump, tha ai, do të duhej të revokohej në mënyrë që amerikanët të “ruajnë Kushtetutën dhe demokracinë e tyre, si integritet themelor”.

Disa ditë më parë, Trump e përshkroi Bidenin si “gjakftohtë dhe të pandershëm”, pas së cilit favoriti i tij më serioz në zgjedhjet e vitit të ardhshëm tha se ai “nuk do ta shkatërrojë dot atë”.

“Unë dua të sqaroj Trump, njerëzit e tij hije dhe këdo që ka një interes të veçantë në financimin e sulmeve kundër meje, se unë nuk do të shkoj askund. Ju nuk do mund të më shkatërroni, as mua e as familjen time”, tha Biden.

“Nuk më intereson sa para harxhoni ose sa të ndyra do të bëhen sulmet”, theksoi ish-zv/presidenti demokrat në periudhën “Obama”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re