Jozefina Topalli ka prezantuar forcën politike me të cilën do të hyjë në zgjedhjet e 25 Prillit “Lëvizja për Ndryshim”. Në fjalën e prezantimit ajo ka folur për “ata të tre”, duke iu referuar Ramës, Bashës dhe Metës dhe duke u pozicionuar kundër të treja forcave politike.

“Këta të tre veprojnë sikur Shqipëria është prona e tyre. Ata vendosin kush do të bëjë biznes me ta, kush duhet të punojë. Vendi ka mbetur pa alternativë” tha Topalli, ndërsa vazhdimisht i referohej “atyre të treve”. “Ata të tre do të bëjnë çdo gjë që të mbajnë monopolin e tyre. Ata do të duan të zhdukin të vërtetën. Ata sulmojnë, shpifin kundër çdokujt” i tha Topalli mbështetësve të saj gjatë takimit të parë të partisë së saj. “Nuk kam as para, as vende pune për t’iu ofruar. Ju ofroj vetëm sfidë” tha Topalli në fjalën e saj, ndërsa ftoi qytetarët të bashkohen me forcën e saj politike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re