Themeluesja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka prezantuar këtë paradite, listën e kandidatëve të saj për zgjedhjet e 25 prillit.

“Kam kënaqësi që kam në këtë listë të parë, përfaqësues nga të gjitha fushat dhe të gjitha moshat.”– është shprehur zonja Topalli.

Ajo u shpreh se kandidatët e partisë së saj janë ndryshe nga politikanët e vjetër, që sipas saj do të sjellin ndryshimin.

“Ndryshimi nuk vjen nëse presim për një kohë tjetër, ndryshimi që kërkojmë të ndjekim jemi vetë ne. Thonë që koha i ndryshon vetë gjërat, por duhet të jemi ne vetë ta bëjmë atë. Të bëjmë atë që kemi në dorë, në vend që të ankohemi për atë që nuk mundemi.

Lëvizja për Ndryshim synon të kthehet në shpresë, jemi kundër korrupsionit të instaluar në çdo qelizë të shtetit nga tre kryetarët e tre partive. Mesazhi nga Kosova apo Italia është mënyra se si bëhet politikë në botë.

Boll më me riciklim të personave që kanë provuar çdo post në të kaluarën. Përtej Ramës, Bashës e Metës ka 3 milionë shqiptarë të tjerë patriotë, jo si këta që na kanë marrë peng.

Ata të tre janë përgjegjësit që në Shqipëri s’ka shpresë dhe një të djathtë reale. Përgjegjësit e polarizimit politik dhe ekonomik të Shqipërisë.

Ftesa jonë nuk është për ato që nuk ndryshojnë mendje, por ftojmë mendje hapurit, të ndershmit, çdo të ri, prind që duan t’i kthejnë dinjitetin çdo shqiptari. Kjo është lista më e mirë e tre dekadave me profesionistë të nderuar, mjekë e të rinj të shkëlqyer. Janë të pakorruptuar, dinjitozë, njerëz me kurajo.”- tha Topalli.

LISTA

Elida Hoxha, pedagoge

Robert Çitozi, profesor

Lorenc Radovani, pedagog

Meri Krisaq Lalai, pedagoge/redaktore

Stela Jakova, menaxhim biznesi

Aben Basho, pedagog/botues

Lek Negri, pedagog

Franceska Memia

Jonuz Osman Agaj

Polikron Polluçi, mjek

Daniela Kavaja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re