Regjisori, Kastriot Çipi ka pasur një debat me deputeten e PD-së për qarkun e Fierit, Ilda Dhori në studion e emisionit “Të Vaksinuarit”, moderuar nga Aulon Kalaja në Fax News.

Çipi argumentoi në mënyrë të vazhdueshme mungesën e një artikulimi politik nga ana e opozitës duke thënë se shqiptarët nuk kishin më besim tek ta.

Ndërsa Dhori u përgjigj se pavarësisht përpjekjeve të bëra, ajo që duhej bërë si fillim ishte arritja e një armëpushimi mes opozitës në mënyrë që të shfaqeshin të bashkuar para shqiptarëve.

Dhori: Një nga arsyet përse ndodhemi këtu sot dhe pse qytetarët kanë humbur besimin është edhe për shkak të gjendjes ku ndodhet opozita. E para njëherë ka për detyrë të mbledhë forcat dhe të bëhet bashkë, të mos japë më shfaqje publike ku shahen me njëri-tjetrin. Rëndësia ka të arrihet një lloj paqeje dhe para shqiptarëve të jemi të bashkuar.

Çipi: Ju duhet të bëni aleancë me qytetarët dhe jo me Alibeajn, ka mbaruar aleanca me këtë. Opozita në rradhë të parë duhet të ketë propozime politike për të fituar besimin e qytetarëve.

Dhori: Po patjetër, ka bërë opozita…

Çipi: Po ku i ka more, kushtetuta është masakruar nga 2008 e deri më sot. Opozita e ka miratuar masakrimin e kushtetutën.

Dhori: Unë po flas për situatën në vazhdim jo për gabimet e bëra më herët në të shkuarën nga opozita.
Çipi: Ju doni të pini kafe me Alibeajn, ta zgjidhni me atë. Ju kanë braktisur shqiptarët, ore nuk ju besojnë më.

Dhori: Jo nuk është ashtu, ne duam të pijmë kafe me shqiptarët.

Çipi: Po çfarë po bëni pra se shqiptarët nuk shohin asnjë lloj artikulimi politik nga ana juaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re