Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Grupin e deputetëve të opozitës, që u mblodh një ditë më parë, kur demokratët kanë protestuan të bashkuara për here të parë në Parlament dhe jashte sallës se seancave.

Gjatë mbledhjes pa media, gazetari i News24, Osman Stafa ka zbardhur diskutimet ku Gazment Bardhi është shprehur se Grupi ka qenë në gatishmëri të plotë për të gjetur një zgjidhje me maxhorancën, por këta të fundit nuk kanë reflektuar asnjë qëndrim.
“Ne kemi qene ne gatishmëri te plote për zgjidhje te situatës politike ku jemi, por përgjigja e mazhorances është përjashtimi i deputeteve te opozitës. Nuk ka asnjë reflektim nga ata”, eshte shprehur Bardhi.

Nga ana tjetër, Fatmir Mediu ka përsëritur idenë e bashkimit në një Federatë të djathtë, ndërkohë që ka kërkuar që të bashkëpunohet me ndërkombëtarët.

Gjatë debatit deputetja Lindita Metaliaj ka kërkuar të të shtohet në bazë pasi nuk ka frymë optimiste mes militantëve.

“Prandaj te bashkuar mundemi te dalim edhe tek mbështetësit tanë, tek qytetaret, se ndryshe as njerëzit nuk na presin me. Te ndahen grupet e punës dhe te fillojmë organizimin e strukturave ne baze, duhet ti rivitalizojme, ti motivojmë dhe te bëhemi te besueshëm”, ka thene deputetja Metaliaj.

Ndërkohë që një tjetër reagim i fortë ka qenë ai i Dashnor Sules, i cili është shprehur kundër Grupit, duke thënë se këta të fundit e morëm më qafë Sali Berishën.

“Juve e morët më qaf Berishën. Juve i thatë Berishës mos shko të paraqitet në SPAK. Ka të drejtë Lindita kur thotë që s’na besojnë më njerëzit”, ka theksuar Sula.

Debati pa media në Grupin e deputetëve të opozitës

Bardhi: Do te diskutojmë sot (dje) për seancën plenare dhe reformën zgjedhore. Duhet te dini se ne kemi qene ne gatishmëri te plote për zgjidhje te situatës politike ku jemi, por përgjigja e mazhorances është përjashtimi i deputeteve te opozitës. Nuk ka asnjë reflektim nga ata, edhe pse na kane mohuar te drejtat tona kushtetuese, ngritjen e komisioneve hetimore parlamentarë si dhe kane mohuar vullnetin e shumicës për përfaqësi ne Komisionin e Reformës Zgjedhore. Te gjendur ne ketë situate ne duhet te vazhdojme aksionin qe kemi nisur.

Mediu: Opozita duhet të bashkohet dhe Ne kemi bërë propozim për Federatë.

Të jemi të qartë se çfarë qëllimi duhet të kemi me reformën zgjedhore. Duhet të biem diskutimet konkrete dhe të shqyrtohen tek grupi deputetëve. Si aleancë për ndryshim kemi bërë propozimet tona, për listat e hapura, rikthimin e koalicioneve parazgjedhore dhe votën e emigrantëve.

Veprimin tonë opozitar duhet ta zhvillojmë në parlament dhe jashtë parlamentit, të bëjmë një analizë të aksionit opozitar në parlament dhe mbi të gjitha të shkojmë të takohemi me njerëzit, ti dëgjojmë ata, të flasim për shtetin që i shërben atyre, kthimin e parlamentit në funksione kushtetuese. Dhe veçanërisht të bashkëpunojmë me ndërkombëtarët.

Metaliaj: Ne duhet te bashkohemi jo vetëm këtu ne grup, por edhe ne baze. Kështu siç jemi nuk frymëzojmë, madje edhe njerëzit nuk janë optimiste kur e shohin situatën te tille. Prandaj te bashkuar mundemi te dalim edhe tek mbështetësit tanë, tek qytetaret, se ndryshe as njerëzit nuk na presin me. Te ndahen grupet e punës dhe te fillojmë organizimin e strukturave ne baze, duhet ti rivitalizojme, ti motivojmë dhe te bëhemi te besueshëm .

Sula: Juve e morët më qaf Berishën. Juve i thatë Berishës mos shko të paraqitet në SPAK. Ka të drejtë Lindita kur thotë që s’na besojnë më njerëzit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re